Google ADS

Njëri në gjumë, tjetri duke shikuar TV – Detaje nga dita tragjike e vrasjes së Gjyljeta Ukella

17:59 | 23 Prill 2024
E.G

Vrasja e 43 vjeçares nga Peja, Gjyljeta Ukella nga bashkëshorti i saj 45 vjeçar, Edmond Lajqi, mëngjesin e 16 prillit ka tronditur mbarë Kosovën.

Dy nga fëmijët, e tashmë viktimës dhe të dyshuarit për vrasje, kishin qenë në banesë në momentin e vrasjes së nënës së tyre nga babai.

Burimet të portalit Arbresh.info brenda hetuesisë, kanë bërë të ditur se vajza e Gjyljetës dhe djali i saj nuk e kanë parë drejtpërdrejtë vrasjen, mirëpo pasi ka ndodhur ekzekutimi i së ndjerës.

“Vajza e madhe, 16 vjeçare Paulina ka qenë në gjumë, vajza tjetër tetëvjeçare, në dyqan, ndërsa djali pesëvjeçar tu këqyr TV në dhomën tjetër”, bëjnë të ditur këto burime.

Ndërkohë, lidhur me vrasjen e Gjyljetës, të hënën është intervistuar vajza e saj e madhe, Paulina.

Lidhur me këtë, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, e cila është angazhuar si mbrojtëse e familjes së Gjyljeta Ukella, ekskluzivisht për Arbresh.info, ka bërë të ditur se gjatë deklarimit të vajzës para hetuesisë, kanë qenë të pranishëm edhe vetë ajo, së bashku me Qendrën për Punë Sociale, psikologun, dhe psikiatrin.

“Gjatë deklarimit të vajzës të së ndjerës, kam qenë prezent, me autorizim të prokurorit, nga hetuesit policor, sektori i vrasjeve, prezentë kanë qenë edhe Qendra për punë sociale, psikologu dhe psikiatri gjithashtu”,  thotë avokatja.

Ndryshe, brenda katër ditëve, dy gra u privuan nga jeta pikërisht nga arma e zjarrit dhe duart e bashkëshortëve të tyre.  21 vjeçarja nga Ferizaj, Erona Cokli  u vra nga bashkëshorti i saj 36 vjeçar, Valon Aliu, ndërsa të tre ditë vonë, 43 vjeçarja Gjyljeta Ukella nga Peja u vra nga bashkëshorti i saj 45 vjeçar Edmond Lajqi.

Ndërkohë, nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra./Arbresh.info/Rita Jakupi/

LEXO EDHE

Vajza e së ndjerës Gjyljeta Ukella të hënën u intervistua si dëshmitare

Të ngjashme