Google ADS

Një zyrtar policor ka goditur me veturë këmbësorin në Fushë Kosovë

21:00 | 17 Tetor 2020
A. B.

Sot në orët e pasdites, në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku.

Një zyrtar policor ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan portali arbresh.info

Rastin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e Trafikut Rajonal Prishtinë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme