Google ADS

Një vjet nga dështimi i projektit të Brezovicës

11:24 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot zyrtarisht janë bërë një vit që nga dështimi i projektit të Brezovicës dhe deri tani Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë veprim konkret për rishpalljen e tenderit.

Komuniteti Drejtues Ndërministror patë njoftuar se Konzorciumi i udhëhequr nga Kompania franceze ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës.

Si rrjedhojë e pamundësisë së partnerit privat për të siguruar mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP dhe propozimin detyrues nga Partneri Privat, Komiteti Drejtues Ndërministror nëpër puthje me kontratën ka marrë vendim për të shkëputur Marrëveshjen e PPP-së dhe për ekzekutimin e sigurimit të tenderit të Partnerit Privat (500.000euro).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme