Një vit nga hyrja në fuqi e “Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës”, me datën 16 korrik 2021, nga ora 10:00, në Hotel Garden në Prishtinë, Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Save the Children në Kosovë organizojnë tryezën diskutuese “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi” për të shënuar në mënyrë ceremoniale këtë datë dhe reflektuar mbi përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët që kemi ndaj fëmijëve, transmeton arbresh.info.
Qëllimi i tryezës është diskutimi i përbashkët me institucionet përgjegjëse, grupet e udhëhequra nga fëmijët, shoqëria civile dhe palët e tjera lidhur me implementimin e ligjit deri më tani; përkatësisht dhe konkretisht, mekanizmat parandalues dhe reagues ndaj dhunës ndaj fëmijëve, si dhe bashkëpunimin e
koordinimin ndër-sektorial për shërbimet buxhetore për mbrojtjen e fëmijëve.
Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës për herë të parë në Kosovë ndalon në të gjitha ambientet të gjitha llojet e abuzimit të fëmijëve përfshirë ndëshkimin trupor, dhunën psikologjike, seksuale, ekonomike dhe neglizhimin.
Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Save the Children vlerësojnë se zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës është tejet i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, prandaj organizon këtë tryezë diskutimi për të vlerësuar progresin e deri tanishëm dhe për të shtyrë përpara harmonizim dhe bashkëpunim ndërsektorial në mes të gjithë akterëve relevant me qëllim të zbatimit në tërësi të obligimeve që rrjedhin nga ky Ligj; në mënyrë që fëmijëve t’u krijohet mundësia që të rriten të shëndetshëm e pa dhunë në mënyrë që të mund ta arrijnë potencialin e tyre./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...