Google ADS

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prekës: Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë

09:36 | 29 Nëntor 2024
K.B

Sot bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademajt.

Në përvjetorin e saj, vëllai Leonard Ademaj e ka kujtuar atë.

Mes rreshtave, ai shkruan se ende e kujton se sa e dhimbshme ishte ajo natë, shkroi Arbresh.info

“Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra. Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja, dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja,dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.

Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.

Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion.

Përvjetori i parë i vrasjes shënohet pa aktakuzë për këtë rast. Hetimet nuk kanë përfunduar akoma.

LEXO EDHE:

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme