Sot bëhet një vit që kur ka vdekur ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, e ka kujtuar atë në një vjetorin e vdekjes së saj.
Krasniqi tha se emri i saj ka hyrë përgjithmonë në histori me kontributin e saj të shquar.
“Emri i zonjës Albright ka hyrë përgjithmonë në histori, me kontributin e saj të shquar si ish-Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mbështetur Kosovën në periudhën e luftës dhe ndaljen e gjenocidit serb në vendin tonë”, tha Krasniqi.
Tutje Krasniqi ka shkruar se ajo ishte një diplomate e shkëlqyer, avokuese e të drejtave të njeriut dhe promotore e demokracisë në botë.
“Diplomate e shkëlqyer, avokuese e të drejtave të njeriut dhe promotore e demokracisë në botë. Të tillë do ta kujtojmë përherë Madeleine Albright. Nderimet më të thella për jetën dhe veprën e saj”, ka shkruar ai.
Albright vizitoi Kosovën në korrik të vitit 1999, një muaj pas përfundimit të luftës.
“Duke u ngritur kundër [ish-liderit serb, Sllobodan]Millosheviqit, i kemi ulur gjasat për një vullnet të ri të Millosheviqit. Duke ndërtuar paqen në Kosovë, ne do të ndihmojmë në stabilizimin e Ballkanit dhe në këtë mënyrë do të kontribuojmë në një Evropë të tërë dhe të lirë”, ka thënë atëbotë Albright.
Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, në Prishtinë u zbulua busti për nder të saj.
Po në vitin 2019, Kosova e kishte dekoruar ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë.
Gjatë fjalimit në Prishtinë, më 12 qershor të vitit 2019, Albright deklaroi se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë “ishte i drejtë”.
“Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, ishte shprehur ish-sekretarja Albright.
Madeleine Albright vdiq në moshën 84 vjeqare nga sëmundja e kancerit./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...