Janë mbushur një vit nga tentimi për grusht-shtet në Turqi.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka thënë sot në një konferencë për media në lidhje me përvjetorin e parë se 15 korriku i vitit 2016 shënon fitoren e demokracisë në shtetin turk.
Kiliç tha se organizatori kryesor i puçit kundër presidentit Recep Tayp Erdogan ishte Fethullah Guleni dhe organizata e tij terroriste “FETO”, shkruan arbresh.info.
“Ky tentim puq ka tentuar që të mposht institucionet demokratike dhe të bëjnë atentat ndaj presidentit tonë dhe kjo është dëshmia më e madhe se çfarë tradhëtie ka bërë organizata terroriste “FETO””, tha Kiliç duke shtuar se ky sulm ishte më i keqi në histroinë e popullit turk.
“Unë edhe atë natë isha në Ankara dhe isha dëshmitare e këtyre egërsirave por edhe pse ka kaluar një vit pas këtij sulmi të tmerrshëm ende jemi duke u përpjeklur që ta kalojmë këtë traumë. 15 korriku nuk ishte një rebelim i thjeshtë ushtarak. Në orët e mëvonshme kur u kuptua se bëhej fjalë për një vepër përtej tentim puqit ushtarak që ishin përgatitje të Gulenit”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në këtë tentim grusht-shteti u vranë 250 persona e mbetën të plagosur më shumë se 2000.
“Do të ishin shumë të lumtur kur të shohim se Kosova ka një qëndrim përkrahës ndaj përpjekjeve tona”, ka thënë ambasadorja turke në Kosovë”, ka thënë ajo./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1480396752025412/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...