Misioni i USAID-it do të organizojë në evenimentin i cili shënon një vit nga nisja e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.
Evenimenti do të theksojë arritjet e vitit të parë të implementimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore dhe përshkruaj detyrat thelbësore që mbeten për t’u kryer.
Ai gjithashtu paraqet edhe një mundësi për shoqërinë civile dhe Qeverinë që të ritheksojnë përkushtimin e tyre ndaj legjislacionit dhe reformave të domosdoshme për krijimin e një kornize ligjore moderne dhe të qëndrueshme që do të rregullonte të drejtat pronësore.
Programi i të Drejtave Pronësore i USAID-it punoi me Qeverinë e Kosovës (QK) në zhvillimin dhe implementimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.
Përveç kësaj, USAID-i përmes këtij aktiviteti katërvjeçar mbështetë zhvillimin e procedurave të përmirësuara gjyqësore me qëllim të zgjidhes në mënyrë më efiçente të pretendimeve mbi pronën dhe kontesteve pronësore; realizimin e fushatave të informimit publik për të nxitur ndryshime në qëndrimet dhe sjelljet shoqërore; dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara në komuna për t’u lehtësuar qytetarëve realizimin e të drejtave të tyre prponësore.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?