Google ADS

Një vit nga nisja e fazës finale, shtatë muaj ngecje në dialog

08:03 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Javën tjetër bëhet një vit prejse ka nisur zyrtarisht faza përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi, porse palët nuk janë takuar qe 7 muaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë javës që vjen bëhet një vit i plotë prejse ka nisur zyrtarisht faza përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi. Por pavarësisht kësaj pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë takuar në Bruksel qe 7 muaj.

Takimi i fundit mes përfaqësuesve të dy shteteve është mbajtur më 9 nëntor të vitit të kaluar. Derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të deklarojë se marrëveshja finale do të arrihet brenda këtij viti, përfaqësuesit e opozitës mbeten të bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë 2019-s, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Meqë më shumë se gjysma e një viti prejse ka nisur etapa përmbyllëse është përshkuar me bllokim të dialogut, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se procesi i negociatave ka shënuar ngecje, duke mos qenë fare produktiv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme