Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ende nuk ka nisur zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Ankesit Impelementues të Ohrit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë marrëveshjen.
Gjithashtu, Bislimi ka theksuar se Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.
“Me 27 shkurt në Bruksel, me 18 mars në Ohër, me 14 shtator në Bruksel, me 26 tetor në Bruksel, me 8 shkurt në New York, plot pesë herë u ofrua dhe publikisht nënshkrimi i marrëveshjes, por u refuzua. Përtej kësaj, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe nene të Aneksit Implementues”, ka shkruar Bislimi.
Ai gjithashtu ka përmendur se përgjatë kësaj periudhe një vjeçare vendi është përballur edhe me eskalimet e Serbisë në terren, duke kujtuar sulmin terrorist në Banjskë.
“Pas dakordimit të Brukselit dhe Ohrit, shantazhuan e kërcënuan serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të prillit, sulmuan një muaj më pas institucionet tona, KFOR-in dhe gazetarët, rrëmbyen brenda territorit tonë tre zyrtarë policorë, sulmuan veriun e shtetit tonë me 24 shtator në aktin e agresionit të Banjskës, afruan trupat ushtarake përreth kufirit tonë dhe si kërcënim i qartë dhe i hapur deklaruan se nuk do ta njohin sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarisht me shkrim konfirmuan refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit përmes letrës së kryeministres Brnabiq në dhjetor”, ka shkruar tutje ai./Arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...