Edhe viti 2018 po e gjen Kosovën pa ushtri, kjo pasi që FSK ende nuk është shndërruar në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës në shkurt të vitit 2017 pati miratuar rezolutën e propozuar nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e cila përmban dy pika.
Në pikën e parë të kësaj rezolute thuhet se Qeveria e Kosovë autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë dhe Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Ndërsa në pikën e dytë thuhet se duke shprehur përkushtimin për integrimin në organizata e paktit veri-atlantik në NATO, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të bashkërendojnë hapat për harmonizimin në përpjekje me NATO dhe SHBA-në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës konform mandatit të autoriteteve të Kosovës.
Ndonëse kjo rezolutë u miratua me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ende asnjë rezultat që nga ajo kohë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në çdo fjalim të tij kur flitet për FSK thotë se shumë shpejt do të bëhet transformimi i kësaj force në ushtri.
Duket se këto deklarata Thaçi po i bënë për t’u promovuar ose për të marrë poena politik.
Kështu edhe në fjalimin e fundvitit 2017 përball Forcave të Sigurisë së Kosovës tha se themelimi i ushtrisë së Kosovës po bëhet në koordinim me NATO-në.
“Kosova duhet të përfundojë tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të themelojë ushtrinë shumetnike, pra Forcat e Armatosura të Kosovës. Këtë jemi duke e bërë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tanë”, pati thënë Thaçi duke shtuar se kjo Forcë po e përfaqëson vendin me krenari.
“Ashtu siç jeni sot, ju do të jeni forcë shumetnike, profesionale, mbrojtëse, që do të përfaqësoni me krenari shtetin tonë. Kosova duhet të ketë kapacitet të plotë mbrojtës dhe një ushtri moderne, që do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë. Ashtu siç po e dëshmoni çdo herë, ju pjesëtarë të FSK-së po shkëlqeni në secilin ushtrim apo garë ku merrni pjesë. Ju po shkëlqeni në akademi ushtarake të njohura në botë”, kishte thënë i pari i vendit.
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të Sigurisë në një përgjigje për portalin arbresh.info tha se Kosovës dhe sigurisë rajonale i duhet patjetër një ushtri.
“Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës dhe kontributin e Kosovës në sigurinë rajonale. Fatkeqësisht deri më tash kjo nuk është arritur të bëhet për shkak të mosarritjes së mbështetjes së plotë. Qëndrimet kundërshtuese të politikanëve serbë nuk janë të argumentuara, por janë vetëm politike. Si qëndrime politike ato nuk duhet të mbajnë të bllokuar procesin”, ka thënë ai.
Sipas Ramadanit Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që të bindin serbët.
“Institucionet e Kosovës dihet të angazhohen në bindjen e serbëve për të votuar ndryshimet kushtetuese. Por, nëse kjo nuk arrihet, atëherë ndryshimet ligjore duhet të bëhen. Edhe me ndryshime ligjore, procesi është krejtësisht kushtetues”, theksoi ai. /Valdete Berisha/arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...