13 marsi i vitit 2020 shënon fillimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë. Po këtë ditë, një vit më parë u konfirmuan dy rastet e para me këtë sëmundje në vend. Por, si erdhi ky virus në Kosovë dhe sa kosovarë u prekën dhe vdiqën nga kjo sëmundje për një vit?
Mëngjesin e 13 marsit, Emergjenca në Komunën e Vitisë ishte mbyllur. Një person rreth të 80’ve ishte trajtuar në këtë qendër dhe dyshohej se ishte prekur me koronavirus. I gjithë stafi mjekësor që kshte qenë në kontakt me ambientin ku kishte qëndruar i moshuari, ishte futur në karantinë.
Rastin për Express e kishte konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli.
“Po, është shumë e vërtetë që është mbyll emergjenca në Viti. ka qenë një rast dmth që është i dyshuar, ka shku prej neve në Gjilan si grip , pra si gjendje gripoze. Nuk është dyshu që është i prekur me koronavirus, pra është dyshu vec për gjendje gripoze, por ns bazë të informative jo zyrtare kemi marrë vesh që rasti ka shkuar në Prishtinë, për dyshim me virus. Prandaj ne si kemi ardhur sot në mëngjes kemi mbyllë emergjencën dhe e kemi ba pastrimin dhe aktualisht jemi duke funksionuar në objektin tjetër”, kishte thënë ajo për Express.
Kodoni kishte thënë se i kishte urdhëruar 11 mjekë e infermierë që të mos dalin nga dhoma deri në daljen e rezultateve. Personi që dyshohej për koronavirus kishte qenë në Itali së fundi.
“Të gjithë personat që kanë qenë aty unë kam dhënë udhër që me ndejt në objekt, dmth me një dhomë derisa të del rezultati. Prej neve dmth ka shkuar si gjendje gripoze, mirëpo për shkak se e kanë marrë informatanë që kanë qenë në Itali kanë thënë shko në Gjilan bëje ndonjë kontroll.11, pra të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me ambientin ku ka qenë personi, nuk i kemi lanë as me shku në shtëpi se ka qenë ndërrimi i natës, e deri të dalin rezultatet”, kishte thënë Kadolli.
Gazeta Express kishte kontaktuar edhe me infektologun Valbon Krasniqin, për të marrë informacione rreth gjendjes së 80-vjeçarit, por ai kishte thënë se janë në pritje të rezultateve, të cilat do të dalinin pasdite.
E dyshimet për të doli se kishin qenë të sakta. Ai u konfirmua si personi i parë i infektuar me COVID-19 në vend.
Rasti tjetër pozitiv ishte një vajzë e moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë.
Lajmi ishte bërë i ditur nga Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.
E që nga ajo ditë e deri sot, për këtë sëmundje janë testuar rreth 350 mijë kosovarë. Prej tyre pozitivë kanë rezultuar 76 mijë e 110 persona, derisa janë regjistruar 1 mijë e 688 raste të vdekjeve nga kjjo sëmundje.
“Numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530”, thuhet në raportin e IKSHP’së.
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...