Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri të vendit morën detyrat.
Lëvizja Vetëvendosje me rastin e shënimit të 1 vjetorit të vendosjes së kryetarëve shqiptarë në veri, tha se vendosshmëria e institucioneve të Kosovës në atë situatë ngadhënjeu.
“Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme të përditshme ndaj Policisë, gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it me qëllim pengimin e punës së kryetarëve në këto komuna dhe luftimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Por, institucionet e Republikës të vendosura ngadhnjyen. Vendosmëria për kushtetushmëri, rend dhe ligj triumfoi. “, thuhet në njoftim.
“Në anën tjetër, asokohe në shumë studio televizive, nga shumë zëra ngjallej frikë, panik e dorëzim. Por, fotografia e sotme në veri të vendit është përgjigja më e mirë për ata zëra.”, thuhet tutje.
Më 26 maj të vitit të kaluar, në këto tri komuna grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave paraprakisht janë përdorur nga strukturat paralele serbe.
Policia përdori shok-bomba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policëve.
Në Zveçan pati edhe të shtëna me armë zjarri.
Nga ato protesta, disa vetura policore u dogjën, ndërkaq pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve.
Në zgjedhjet lokale të 23 prillit të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës, u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.
Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...