Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.D. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1.lidhur me nenin 31.të KPRK-së.
Sipas njoftimit të gjykatës, të akuzuarin me iniciale A.D, pas pranimit të fajësisë, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind) euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
“Sepse me datën 18.11.2016, në orët e vona të natës në Prizren, i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale L.L., me qëllim që vetës apo personit tjetër ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm në dëm të dëmtuarit me iniciale V.K. duke shfrytëzuar orët e vona të natës, duke depërtuar përmes së çatisë së kulmit të lokalit, me përdorimin e forcës thyen pllakën e drurit dhe depërtojnë brenda, ku nga aty arrin të merrnin disa pajisje të punës si burmashina, makinë të polirit, fleks dore, kompresora të klimave, dhe një llaptop HP, dhe ikin në drejtim të panjohur, me ç’rast të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftimin e gjykatës./arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?