Google ADS

Një viktimë në Hotelin e rrëzuar në Durrës, dyshohet se është kosovar

09:29 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Sipas Report TV’, gjatë tërmetit kanë qenë dy persona nga Kosovë në hotelin e rrëzuar në durrës, njëri është nxjerr i gjallë ndërsa tjetri i vdekur..

Nga ana tjetër i kontaktuar nga arbresh.info, Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i ministrit të Punëve Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se nga mëngjesi e deri më tash nuk është raportuar asnjë viktimë nga Kosova, nga tërmeti që epiqendër kishte Shqipërinë.

“Ende nuk kemi ndonjë viktimë nga Kosova të raportuar nga tërmeti që ndodh në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri ”, ka thënë Zyberaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme