Google ADS

Një veturë goditet nga një plumb qorr në Prishtinë

08:20 | 25 Gusht 2024
E.G

Një person ka raportuar në polici se vetura e tij është qëlluar nga një plumb qorr.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Në 24 orësh të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë konfiskuar një predhë.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Rr.Ilir Konushevci- Prishtinë, 24.08.2024-30:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga një plumb qorr i është dëmtuar vetura e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë konfiskuar një predhë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar. /Arbresh.info/

Të ngjashme