Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti në Keqkollë të Prishtinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore.”, konfirmoi ai.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Sondazhet e para për zgjedhjet në Francë, Le Pen “rrëmben” 2...
Lutfi Haziri flet për herë të parë për dhëndrin e ri
Lajçakut iu vazhdua mandati për dialogun, Pahor: Diçka ndrys...
Mbi 50 persona kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqi...
Analistët: Qeveria rrezikon të ardhmen e Malit të Zi, po ofr...
Erdogan thotë se mund ta ftojë për vizitë në Turqi homologun...