Një vajzë nga Kosova e plagosur në sulmin e armatosur në një shkollë në Finlandë

19:23 | 2 Prill 2024
E.H

Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Finlandë.

Ministria e Punëve të Jashtme, ka njoftuar se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Në njoftim bëhet e ditur se MPJD-ja, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme