Ish-gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani-Bllaca thotë se e ka parë me sytë e saj personin e arrestuar në Prishtinë, që dyshohet për pedofili, teksa i ngacmonte seksualisht vajzat e mitura në Parkun e Qytetit.
Përmes një shkrimi në Facebook, të cilit ia kishte bashkangjitur edhe disa fotografi, Ardita Sylejmani-Bllaca ka thënë se një person të hënën rreth orës 16:00 po i ngacmonte seksualisht vajzat e mitura, të cilat, sipas saj, i joshte me akullore.
“Njërën nga to e kishte nxjerrë nga parku për t’i blerë akullore, me pas e kishte dërguar larg njerëzve të tjerë për ta ngacmuar. Gjatë kohës sa po bisedonim për këtë rast, personi në fjalë erdhi afër një vajze rreth 8 vjeç dhe i kërkonte të shkonte me të, i tha se do t’i jepte para po të shkonte me të”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Sylejmani-Bllaca thotë se njërës prej vajzave i kishte ofruar para, teksa pastaj kishte filluar ta ngacmonte.
“Gjatë kohës sa po luanin fëmijët pashë një nënë tjetër që ishte shqetësuar shumë. Ajo kishte parë një person mbi 50 vjeç duke i ngacmuar seksualisht disa vajza te mitura ne park. Ne u afruam dhe i tham të largohej prej vajzës, pasi u largua shkoi në ulëset tjera në park ku po luanin disa vajza të moshës 10-12 vjeq, njeren nga to e thirri i dha të holla dhe filloi ta ngacmonte seksualisht”, rrëfen Sylejmani-Bllaca.
Ajo pretendon se e ka lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët pastaj e kanë arrestuar të dyshuarin.
“Ne menjëherë lajmëruam policinë, pas pak minutash policia erdhi dhe e arrestoi personin në fjalë. Në polici thanë se qenka i sëmurë mentalisht, njëhere thanë se ka ardhur nga Presheva, mandej e dërguan në spitalin e psikiatrisë në Prishtinë”, shpjegon ajo.
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...