Google ADS

Një vajzë e mitur ther me thikë 15 vjeçarin në Obiliq

15:22 | 30 Maj 2022
E.H

Një 15-vjeçar është therur me thikë sot në Obiliq.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 12:00 në sheshin “Adem Preniqi”.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se policia ka identifikuar të dyshuarën, ndërsa shtoi se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq”.

“Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarën”, konfirmoi Borovci.

Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin për të mitur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme