Një vajzë e mitur ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke gëlltitur disa tableta të llojit “Maprazax”.
Policia Rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se vajza është dërguar menjëherë në spitalin rajonal në Gjakovë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Datë 19.08.2021 rreth orës 20:30, është pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” – Gjakovë ndodhet një e mitur e cila dyshohet për tentim vetëvrasje. Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe me të arritur në emergjencë është informuar nga ana e mjekut se viktima kishte përdorur (gëlltitur) 10 tableta të llojit Maprazax dhe se gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe se e njëjta është ndalur në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për përcjellje të gjendjes shëndetësore”, ka thënë për arbresh.info zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.
Të gjitha njësitë policore relevante sipas tij, kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rast është njoftuar prokurori kujdestar. Xhurkaj thotë se rasti është nën hetime./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador