Një ushtar i FSK-së del pozitiv me Covid-19

16:12 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Një ushtar i Forcave të Sigurisë të Kosovës është testuar pozitiv për koronavirus.

Arbresh. Info, merr vesh brenda burimeve të Ushtrisë së Kosovës, se një ushtar ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

“Një ushtar i FSK-së, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ju janë bërë testet edhe ushtarëve të tjerë të cilët kanë pasur kontakte me këtë dhe po rezultatet”, ka thënë ky burim.

Tutje thuhet se ushtari është nga Mitrovica i cili ka vizatuar babin e tij në QKUK, ku edhe është infektuar.

Testit iu janë nënshtruar edhe disa zyrtarë të Policisë së FSK-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme