Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa në një deklarim para medieve ka thënë se edhe një person është në gjendje të rëndë shëndetësore ku është duke luftuar me jetën, pas aksidentit të trafikut në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Mustafa ka thënë se mjekët në QKUK janë duke bërë përpjekje maksimale që t’ia shpëtojnë jetën pacientit që është në gjendje kritike.
“U shprehi ngushëllime të gjithë viktimave. Po ashtu kemi një pacient në gjendje të vështirë, mjekët janë duke e bërë punën e tij dhe duke provuar t’ia shpëtojnë jetën. Pacientët tjerë kanë pësuar disa lëndime si ndrydhje në gjokse”, ka thënë ministri.
Më tej ai ka thënë se 10 persona janë përfshirë në këtë aksident ku ka shtuar se 7 prej tyre janë të lënduar. Ka thënë se të tjerët nuk janë në rrezik për jeten.
Po ashtu ministri ka treguar se ambasadorja turke ka lënduar krahun e djathë.
“Nga 10 pjesëmarrës të komunikacionit, shtatë prej tyre kanë lëndime, për me tepër do të njoftohni përmes komunikatave dhe prokurorit të rasti”t.
“Gjendja e ambasadores është e mirë, ka lëndime në krahun e djathtë dhe tash bisedova me të ka pak dhimbtë por gjendja e saj është mirë”, ka deklaruar ministri Mustafa.
Tre persona kanë vdekur në këtë aksident trafiku të ndodhur pasditen e sotme. Dëshmitarët kanë thënë se vetura e tipit “Opel Corsa”, ka hyrë në tejkalim të disa veturave, ndërsa ka goditur veturën ku gjendej ambasadorja turke. /Insajderi.com
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell