Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së prezantohet nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.
“Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare të Bashkimit Evropian prezantoi Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të cilët edhe kanë treguar edhe për artikullin e publikuar për FSK-në.
“Në një artikull të titulluar ‘Ndërtimi i trajnimeve për kërkim-shpëtim në Kosovë’ ata përshkruajnë në detaje punën dhe infrastrukturën e Qendrës. Veçanërisht ata u fokusuan në vizionin ambicioz dhe të ardhmen e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së. Në fjalinë përfundimtare të artikullit thuhet “Nëse dëshironi një përvojë trajnimi unik, sfidues dhe tërësisht të këndshëm, vizitoni Kosovën.”
Ministria e Mbrojtjes thotë se shumë punë dhe përpjekje u bënë në procesin e prezantimit nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit dhe se rezultati është burim i madh krenarie dhe arritjesh për SARITC-në, FSK-në dhe Kosovën. /arbresh.info/
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...