Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Kosovë

23:47 | 24 Maj 2021
Përparim Bublaku

Një 32 vjeçar nga Gjilani ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjilan.

Lajmin për vdekjen e tij në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Gjilan – Preshevë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot me 24 maj 2021 rreth orës 18:33 , ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.
Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur: Automjeti “Golf me tabela 06 ” ka qenë duke lëvizur në drejtimin Pasjan-Gjilan,i njëjti dyshohet të jetë ndeshur me veturën “Astra” po me tabela 06 e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, dhe si pasoj shkaktohet aksident trafiku ku lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit e dy veturav, dhe dy pasagjere në dy veturat.
Drejtusi B.F. (1989) i ipet ndihma e parë në QE-Gjilan i njëjti transferohet për në Prishtnë në QKUK, kurse të lënduarit tjerë lirohen në shtëpi.
Nga QKUK-Prishtinë jemi njoftuar se Drejtusi B.F. (1989) edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve për ndihmë të ofruar, për shkakë të plageve të rënda të pësuara në aksident nuk ka mundë ti mbijetoj plagëve të pësuara.
Prokurori i Shtetit i krimeve të rënda ka urdheruar që trupi i pa jetë të dërgohet ne IML.
Rrethanat e këtij aksidentit të rëndë janë duke u hetuar.”, tha ai.

Rreth orës 22:00 ka ndodhur edhe një aksident tjetër me fatalitet në Prizren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme