Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka folur për iniciativën e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
“Kosova është një shtet i pavarur, është një shtet sovran dhe si i tillë ka të gjithë të drejtën për të ngritur institucionet që i takojnë një shteti në sferën e ekonomisë, sigurisë, kulturës e me radhë”, është shprehur ai në një paraqitje televizive të hënën.
“Ushtria e Kosovës është një e drejtë dhe detyrë. Një shtet nuk mund të garantojë sigurinë e tij pa pasur mekanizma, në rastin konkret ushtrinë e saj. Kemi aktualisht FSK-të në Kosovë, por të mos harrojmë që kemi një prezencë të pazëvendësueshme, të domosdoshme të NATO-s. Kemi prezencën e forcave ushtarake të SHBA-së”, ka deklaruar Nishani në një intervistë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”.
“Dhe unë mendoj, siç dhe kam dëgjuar nga Presidenti Thaçi, që ndërtimi i ushtrisë dhe FSK-së të bëhet në bashkëpunim të plotë me NATO-n. Ne si vend i NATO-s jemi në bord të Aleancës dhe do të kërkojmë të njëjtën gjë që do të kërkojë NATO, pra që ndërtimi i ushtrisë së saj të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe posaçërisht me SHBA-në”, ka thënë Nishani.
Presidenti i Shqipërisë ka thënë se nuk mendon se ushtria e Kosovës mund të ndërtohet në mënyrë të suksesshme dhe të funksionojë në mënyrë të suksesshme nëse nuk do të ketë bashkëpunimin e NATO-s dhe nuk do të ketë asistencën dhe bashkëpunimin e SHBA-së.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...