Një ide e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për krijimin e shtetit Bektashi brenda territorit shqiptar, ka ngritur reagime të shumta.
Mikro-shtetin brenda Shqipërisë, të quajtur “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në një sipërfaqe prej 27 hektarësh.
Ky projekt, i cili ka ngjashmëri me shtetin e Vatikanit, është përkrahur nga ndjekësit e kësaj lëvizje si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
BIK-u dhe Ipeshkvia e Kosovës heshtin
Të pyetur lidhur me këtë ide, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) dhe Ipeshkvia e Kosovës, nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim, ndonëse Arbresh.info ka pritur disa ditë për përgjigje nga ana e tyre.
Baraliu: Krijimi i Shtetit Bektashi në Shqipëri, ka për qëllim përçarjen
Ideja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e një shteti Bektashi nuk po i pëlqen aspak analistit Mazllum Baraliu.
Ai nuk e sheh aspak të duhur që kjo të bëhet, pasi sipas tij, një gjë e tillë do të shkatërronte ekuilibrin e tolerancës shekullore fetare në Shqipëri.
“Është diçka që i prishë ekuilibrat e tolerancës shekullore fetare të bashkëjetesës dhe harmonisë mes tyre dhe të gjitha feve në Shqipëri dhe shkakton çekuilibrime dhe përçarje. Andaj si iniciativë nuk është e mirë, është kundër kushtetuese edhe atje dhe nuk ka nevojë që në një shtet të bëhet një shtet tjetër aq më tepër një shtet fetar”, shprehet Baraliu.
Mes tjerash, ai hedh poshtë pretendimet se shteti i Izraelit mund të jetë pas këtij problemi.
“Nuk e besoj se nuk mund të ketë ndikim as për mirë as për keq. Shteti i Izraelit ka mjaftë probleme të veta. Siç e shihni jo vetëm me luftën, por edhe me ekuilibrat e kanalizimeve gjeopolitike e gjeostrategjike që bëhen. Nuk besoj se nuk as asnjë interes. Kjo mund të jetë interesi i qarqeve të caktuara të cilat mbase dëshirojnë të krijojnë edhe momente edhe shembuj që të kërkojnë edhe të tjerët”, thekson ai.
Krijimi i Shtetit Bektashi në Shqipëri, sipas Baraliut, ka për qëllim përçarjen dhe është e papranueshme për shqiptarët, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që të ketë pasoja.
“Qëllimi është te çekuilibrimi dhe përçarja, por edhe përfitimet gjeopolitike që mund ti ketë dikush, pra është jo vetëm e dëmshme dhe e papranueshme për shqiptarët ideja e tillë edhe në Shqipëri dhe në Kosovë është e parealizueshme, është diçka absurde dhe jashtëzakonisht e dëmshme dhe me pasoja, nuk i shkon në dobi askujt”, thotë Baraliu.
për Arbresh.info potencoi se në Kosovë nuk ka mundësi të krijohet një shtet i tillë, sepse sipas tij, e prish tolerancën ndër fetare në vend.
“Në Kosovë jo se jo, por në Shqipëri mundet me qenë se atje ka një përqindje më të madhe të sektit të Islamit. Për në Kosovë në asnjë mënyrë sepse rrethanat janë të tilla, Kushtetua është pengesë gjegjësisht është gurthemeli që e kultivon shtetin laik të ndarë nga feja”, tha Baraliu.
Miftari: Nuk është ide e qëlluar
Njëjtë thuajse mendon edhe historiani Izet Miftari. Ai nuk e sheh të arsyeshme krijimin e një shteti Bektashi brenda Shqipërisë, ndonëse, thotë se ka shumë rilindës të shquar shqiptar kanë qenë pjesë e kësaj lëvizje.
“Se a ka pasur dhe a ka ndikim Izraeli në lëvizjen për të formuar shtetin e vogël Bektashi në Tiranë, për këtë nuk mund të them asgjë. Sot, Irani (nga e ka gjenezën Bektashizmi) dhe Izraeli janë në një armiqësi të skajshme. Se a duhet të formohet ky shtet i vogël, siç është shteti i Vatikanit apo disa shtete të vogla të tjera, nuk mund të them se është e qëlluar, ngase edhe si seli e tyre që është në Tiranë, nuk është diçka që mund ta pengoj veprimtarinë e tyre fetare, kur tashëm dihet se shqiptarët janë shumë tolerant në aspektin fetar”, pohon Miftari.
Ai tregon historinë e përhapjes së Urdhrit Bektashi tek shqiptarët.
“Në këtë rrjedhë, në mesin e shqiptarëve ka pasur dhe ka besimtarë edhe të Urdhrit Bektashi. Bektashizmi, si lëvizje fetare, ka lindur që në shekullit XIII, dhe e ka marrë emrin në bazë të Haxhi Bektash Veliut, i lindur në Iran, më 1249, dhe vdekur në Turqi, më 1344. Themeluesi i këtij urdhri, paraqitej si pasardhës i Aliut, dhëndëri i Muhametit. Ndër shqiptarët, Bektashizmi fillon të përhapet në masë të konsiderueshme pas vendosjes së pushtuesit osman në territoret shqiptare, pra pas shekullit XV. Dihet se edhe ky urdhër fetar ka luajtur rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare shqiptare”, thekson Miftari për Arbresh.info.
Sipas Miftarit, edhe rilindësit e shquar shqiptar kanë qenë pjesë e kësaj lëvizje.
“Të këtij urdhri kanë qenë rilindësit më të shquar kombëtar, vëllezërit Frashëri (Abdyli, Samiu e Naimi). Ka disa indikacione dhe mendime se edhe Hasan Prishtina ka qenë i Urdhrit Bektashi. Duhet thënë se, në Kongresin e Gjirokastrës, i mbajtur më 1924, ishte vendosur që ritet fetare të Urdhrit Bektashi të zhvillohen në Gjuhën Shqipe. Për shkak se në Turqi, pas Revolucionit të Ataturkut, ishte ndaluar ky urdhër fetar, në vitin 1930, selia e Kryegjyshatës Botërore të Bektashive ishte vendosur në Shqipëri, në fillim në Teqenë e Turanit, pastaj në atë Melçanit, dhe që nga viti 1937 në Tiranë, aty ku është edhe sot”, u shpreh tutje Miftari.
Megjithatë, ai nuk e sheh të qëlluar idenë e kryeministrit Rama.
“Se a ka pasur dhe a ka ndikim Izraeli në lëvizjen për të formuar shtetin e vogël Bektashi në Tiranë, për këtë nuk mund të them asgjë. Sot, Irani (nga e ka gjenezën Bektashizmi) dhe Izraeli janë në një armiqësi të skajshme. Se a duhet të formohet ky shtet i vogël, siç është shteti i Vatikanit apo disa shtete të vogla të tjera, nuk mund të them se është e qëlluar, ngase edhe si seli e tyre që është në Tiranë, nuk është diçka që mund ta pengoj veprimtarinë e tyre fetare, kur tashëm dihet se shqiptarët janë shumë tolerant në aspektin fetar”, pohon historiani.
Çfarë është shteti Bektashi?
Bektashizmi është një degë e Islamit Shiit dhe karakterizohet nga toleranca fetare, përfshirja e shumë elementeve mistike dhe një traditë filozofike që nxitë përjetimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Zotin.
Bektashizmi është themeluar në shekullin 13-të dhe ka pasur një ndikim të madh në botën Islame veçanërisht në Turqi, Ballkan dhe Iran.
Ai u themelua nga Haxhi Bektash Veliu një dijetar me ndikim dhe u përhap në Anadoll dhe Ballkan gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.
Pas shpalljes së Republikës së Turqisë nga Ataturku më 1923, urdhrat fetarë, përfshirë edhe bektashinjtë, u ndaluan dhe shumë teqe u mbyllën.
Në këtë periudhë, Shqipëria, ku kishte një numër të madh ndjekësish të bektashizmit, u bë qendra e re e urdhrit bektashi.
Në vitin 1925, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve u zhvendos në Tiranë, ku vazhdon të jetë edhe sot.
Sot, bektashizmi ka ndjekës në vende të ndryshme, veçanërisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Greqi dhe diasporën shqiptare në Evropë dhe SHBA.
Ky lloj i ndikimit të Bektashizmit në Shqipëri nuk është i përhapur në Kosovë.
Një nga teqetë më të njohura të Bektashinjve në Kosovë është Teqeja e Gjakovës.
Sot Bektashizmi në Kosovë vazhdon të jetë i kufizuar dhe vazhdon të ruaj ndikimin e saj veçanërisht në qytetin e Gjakovës./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...