Google ADS

Një shtatzënë e infektuar me Coronavirus, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

13:32 | 20 Prill 2020
A Z

Klinika Infektive ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Në klinikën Infektive janë të hospitalizuar 53 raste pozitiv, dhe 7 raste të tjera në pritje të rezultateve.

Kështu bënë të ditur Doktoresha nga Klinika Infektive, Arjeta Zogaj-Berisha.

“Sa i përket rasteve me COVID19 në ditën e sotme janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive 53 raste pozitiv dhe 7 raste të tjera në pritje të rezultateve. Prej këtyre 53 rasteve 11 prej tyre janë me oksigjeno terapi dhe 2 tjerë në mjekim intensivë. Sot kemi pasur edhe te shëruar me vonë, me vonë do ju informojmë saktë”.

“Siç e dini, një prej këtyre dy pacientëve është një grua shtatzënë dhe një tjetër nga Prizreni. Gruaja shtatzënë është me parametra stabil”.

“Vështirë është më u definuar, derisa është e intubuar. Edhe bebja, sipas gjinekologëve, është mirë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se mbrëmë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Numri total i rasteve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 561, me 102 të shëruar e 12 të vdekur./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/216954366276353/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme