Një serb raporton se në lokalin e tij të mbyllur në Ranillug është hedhur një mjet shpërthyes

09:49 | 6 Mars 2024
E.G

Një shtetas i Serbisë ka raportuar në polici se në lokalin e tij të  mbyllur në Ranillug është hedhur një mjet shpërthyes.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, shkruan Arbresh.info.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Ranillug  05.03.2024 – 22:48. Ankuesi shtetas i Serbisë, ka njoftuar se në lokalin e tij që është i mbyllur (jashtë përdorimit) është hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është nën hetime./Arbresh.info/

Të ngjashme