Hoqa e Madhe aktualisht është shumë e tensionuar, për shkak të tentimit të Doganës së Kosovës për të konfiskuar një sasi të madhe vere të familjes Petroviq.
Mediat në gjuhën serbe raportojnë se një numër i madh banorësh janë në rrugë, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë janë para shtëpisë së banorit Srdan Petroviq, ndërsa djali i tij ka hipur në kulmin e shtëpisë dhe po kërcënon të hidhet, transmeton Zeri.info.
Banorët serbë janë mbledhur në mbështetje të familjes Petroviq që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa po tentojnë të pengojnë aksionin e Doganës, i mbështetur nga Policia.
Banorët po përpiqen të bindin policët e Kosovës të heqin dorë nga konfiskimi i verës nga vreshta e Petroviqit.
Dogana e Kosovës mëngjesin e sotëm ka njoftuar se gjatë një kontrolli në Hoqën e Madhe të Rahovecit kanë zbuluar se pijet alkoolike shiten pa autorizim dhe për këtë kanë marrë vendim për konfiskimin e 42 mijë litrave pije alkoolike.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...