Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, bën të ditur se sot organet e ndjekjes në Kosovë, siç citohet nga mediat e Beogradit, “qartas sipas diktatit politik” me dyshime për krime lufte kanë arrestuar në pikëkalimin kufitar Bërnjak D.T., ndaj të cilit ishte dhënë fletarresti i fshehtë, thuhet në komuniktë.
T.D. është i lindur në Prizren, me banim të përhershëm në Mal të Zi. Ai u arrestua në Bërnjak, derisa po futej në Kosovë nga Serbia.
Komunikata në vazhdim shton:
D.T. pas Bogdan Mitroviqit dhe Millanka Terziqit bëhet, sipas kësaj zyre, “është viktima më e re e sistemit që ka për detyrë zbatimin e fushatës për frikësimin e popullit serb dhe krijimin e atmosferës së pasigurisë”, thekson njoftimi.
Kjo zyrë thotë se D.T. deri tash ka lëvizur pa telashe nëpër Kosovë e Metohi dhe nuk ka pasur asnjë shenjë se ka ndonjë procedurë ndaj tij, ashtu siç kishte ndodhur edhe me të dyshuar të tjerë për krime lufte para këtij.
Arrestimi i njerëzve në bazë të dëshmive të dyshimta dhe akuzave të fshehta si dhe fletëndjekjeve është në funksion të përpjekjeve për krijimin e baraspeshës artificiale në procedimin e krimeve të luftës në prag punës së Gjykatës Speciale për krimet e të ashtuquajturës UÇK, që është e palejueshme qoftë nga aspekti juridik, qoftë moral, tërheq vërejtjen kjo Zyrë.
Rezultat i ndjekjes së tillë të njerëzve nuk mund të jetë pajtim, por vetëm thellim i mosbesimit ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë e Metohi, thekson komunikata, përmes të cilës u bëhet thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që të angazhohen seriozisht në këto lëndë dhe të pengojnë rastet e keqpërdorimeve të reja nga ana e policisë dhe gjyqësisë në ndjekje të serbçve.
Zyra për Kosovë e Metohi kërkon që këto viktima të ndjekjes politike dhe në kundërshtim me të drejtën të lirohen dhe ndërkohë, si dhe në rastet e tjera për qytetarët e Serbisë dhe situata të ngjashme, të sigurojë mbrojtës dhe mjete për përfaqësim juridik të D.T, theksohet në komunikatë, transmeton Koha.net komunikatën e Zyrës për Kosovëpn në Qeverinë e Serbisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...