U përpiluan e u shkruan vite më parë, por duket se tashmë edhe ato letra kanë mbetur të pluhurosura në ndonjë sirtar të zyrave në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Bëhet fjalë për dy ligje mjaft të rëndësishme, Ligjin për zgjedhje dhe Ligjin për zgjedhjen e presidentit.
Analisti, Fatmir Sheholli, thotë se është imediate që të punohet në reformën zgjedhore duke e përfshirë edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Është imediate reforma zgjedhore bile në substancë të saj. Natyrisht që me marrëveshje të të gjitha partive politike parlamentare por edhe jo parlamentare duke përfshirë edhe shoqërinë civile, ASHAK-un dhe faktorë relevant të shoqërisë”, vlerëson Sheholli.
Ai që për vite ishte pjesë e ekipit që u angazhua në reformën e atëhershme, profesori universitar, Mazllum Baraliu, shpjegon për arbresh.info, se deri ku kanë shkuar punimet për këtë çështje.
“Ka nevojë të rishikohet ai ligj pasi është punë e bërë nga deputetë në atë periudhë nga të gjitha partitë, dhe është bërë debat publik ku pati marr pjesë shoqëria civile, ekspertë vendor, isha dhe unë edhe Arsim Bajrami, pjesë e atij ekipi. Duhet një reformë gjithëpërfshirëse ku do të përfshihen dy ligjet në fuqi që janë të stërvjetruara dhe të mangëta. Janë një trashëgimi jo e mirë e UNMIKU-t dhe do të duheshin të ndryshojnë”.
Ndonëse për këtë u bë punë në kohën kur Kosovës i erdhi si shefe e shtetit një emër i propozuar nga ndërkombëtarët, gatishmëri që kjo gjë të jetësohet nuk pati asnjëherë./arbresh.info/
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit