Një qytetare nga Ferizaj gjen portofolin e studentit dhe e dorëzon në Polici

17:45 | 9 Tetor 2021
S D

Me datën 09.10.2021 rreth orës 08:40 një qytetare nga Ferizaj Hyrisha Thaqi,  e moshës 53 vjeçare, amvise , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste Gent Shabanit i moshës 25 vjeçar, student nga Ferizaj.

Ajo menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë,  pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren Hyrisha Thaqin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme