Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Ilir Shala, sot ka bërë të ditur se një person në KOSTT është infektuar me koronavirus.
Ai ka kërkuar nga stafi që të i përmbahe kërkesave të IKSHPK-së për ruajtjen e shëndetit.
Njoftimi:
Te dashur bashkepunetore e kolege!
Sot, kam pranuar informaten se ne Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a kemi rastin e pare, te infektuar me virusin Covid-19.
Kerkoj nga gjithe stafi qe t’i permbahen kerkesave te Institutit te Shendetit Publik, per ruajtjen e shendetit:
– mbajtja e maskave ne hapesirat me frekuentime te medha me njerez;
– mbajtja e distances fizike, minimum 1.5 m;
– pastrimi i shpeshte i duarve me sapun apo edhe dezinfektimin e tyre, si dhe:
– dezinfektimi i telefonave mobile, qe mbani me vete;
– dezinfektimi i tavolines se punes;
– dezinfektimi i tastieres se kompjuterit dhe mausit, ne zyren ku punoni!
Te gjithe ju qe keni simptomat, si: temperature, ethe, kollitje, plogeshti dhe dhimbje te trupit shkoni te mjeku dhe mos ejani ne pune e pastaj veproni sipas rekomandimeve te mjekut!
Mungesat ne pune, per keto raste, mund te arsyetohen me vertetimin e leshuar nga mjeku.
Ruajeni shendetin tuaj, familjareve tuaj, por edhe shendetin tone, qe ende pretendojme se nuk na ka prek ky virus.
Iu uroj shendet te gjithe juve; kemi shume pune per te bere bashke e kur kesaj i shtohet ajo se KOSTT-it po i vijne dite edhe me te mira, duhet te motivohemi edhe me shume qe ta mposhtim kete virus!
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...