Google ADS

Një prift maqedonas i përfshirë në sulmin ndaj Selës

13:33 | 12 Maj 2017
L G

Rrjetet soiale kanë shkruar sot se në sulmin në Kuvend dhe sidomos për sulmin ndaj Zijadin Selës, ka marrë pjesë edhe një prift maqedonas, transmeton Gazeta Express.

Sipas portalit “Monitor”, thuhet se nga ky prift janë nxitur edhe dhunuesit e tjerë. Ndërkohë, deri më tani Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar disa persona të dyshuar, por mendohet se ka edhe persona të tjerë, përvec babë e bir nga Shkupi që vetmit që janë të paraburgosur me akuzën për tentativë për vrasje.

Ziadin Sela ishte deputeti që pësoi më shumë lëndime gjatë dhunës së ushtruar në Kuvend nga huliganet që arritën të futeshin nga jashtë, me pretendimin që po e mbrojnë shtetin e Maqedonisë nga e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës”.

Aktualisht Sela vazhdon kurimin e tij shtëpiak pas dy jave qëndrimi në spitalin e Shkupit pastaj edhe të Tetovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme