Gjykata e Lartë Penale me numër 36 në Stamboll ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg, Kahraman Demirezin, ‘gylenistin’ i cili ishte deportuar nga Kosova në marsin e vitit 2018.
Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, Demirez është dënuar për pjesëmarrje në një grup të organizuar terrorist.
Një akuzë të tillë megjithatë e ka mohuar Demirez, shkruan Anadolu Agency, transmeton Gazeta Express.
Demirez ishte një prej 6 personave të cilët u arrestuan nga shteti i Kosovës dhe u deportuan përmes aeroportit të Prishtinës në bashkëpunim me inteligjencën shtetërore turke.
Prokuroria e Stambollit gjithashtu kishte kërkuar që Demirez të dënohet edhe për spinuazh ndërkombëtar, megjithatë në seancën e mbajtur të enjten ai është liruar nga një akuzë e tillë.
Deportimi i 6 shtetasve turq ka qenë një prej skandaleve më të mëdha që është përfshirë Kosova. Si pasojë kishte dhënë dorëheqje Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...