Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj aksionin e sotëm të veri të vendit e ka quajtur të suksesshëm.
Qalaj në konferencën për medie ka thënë se urdhrin e kanë marrë të hënën.
“Ne kemi marrë urdhër arrestimin dje dhe kemi bërë përgatitje të shpejta por në detaje që urdhër arrestimi të realizohet mirë”, ka thënë ai.
I pari i Policisë ka treguar edhe për rezistencën e armatosur në Zubin Potok.
“Operacioni ka rrjedh pa probleme përveç në komunën ë Zubin Potokut sepse qysh në mëngjes me nisjen e aksionit kemi hasur në një prit dhe gjuajtje me arme dhe plagosje të një polici por që për fat të mirë lëndimi ka qenë i lehtë. Edhe në drejtim të një zyrtari policor tjetër është gjuajtur me armë por që atij i është shkaktuar vetëm mavijosje”, ka shtuar ai.
Sipas Qalajt tre zyrtarë tjerë janë lënduar gjatë largimit të barrikadave.
“Kemi pas edhe tre zyrtarë të tjerë të lënduar por lëndimet nuk kanë ardhë nga gjuajtja me armë por nga largimi i barrikadave. Janë lënduar edhe gjashtë qytetarë të cilët kanë qenë pjesë e vendosjes së barrikadave”, ka shtuar ai.
Gjatë kësaj konference është thënë gjithashtu se numri i plotë i zyrtarëve policor të arrestuar sot në veri të vendit është 19./Arbresh.info/
Lexo edhe: 19 zyrtarë policor u arrestuan në aksionin e veriut
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...