Një polic lëndohet nga përleshja me aktivistët e PSD-së

13:23 | 2 Shkurt 2021
V. S.

Një polic gjatë konfrontimit me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) është lënduar.

Pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka arritur ambulanca. E gjitha ndodhi pasi anëtarët e PSD-së vendosen mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhy edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.

Kryetari i PSD-së dhe anëtarë të tjerë janë ndaluar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me ta./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme