Një plumb qorr i rrezikoi jetën një të mituri mbrëmë në Prishtinë

09:23 | 2 Janar 2022
Përparim Bublaku

Një plumb qorr ka goditur xhaketën e një të mituri në Prishtinë mbrëmë pasmesnatës.

Rastin në polici e ka lajmëruar babi i fëmijës. Nuk raportohet për të lënduar.

“Prishtinë 01.01.2022 – 00:02. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se fëmija i tij viktima mashkull kosovar (i mitur), nga një plumb qorr i është dëmtuar xhaketa, të cilën e kishte veshur. Nuk raportohet për lëndime. Është konfiskuar predha nga njësia përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme