Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se gjatë vizitës që i ka pasur nëpër vende të ndryshme të botës“Trepça’, njihet si ndërmarrje e madhe.
“Së fundi ishim në Kanada, dhe kompanitë atje e njohin mirë “Trepçën”, kjo ndërmarrje ka emër të madh, kudo në botë dhe si e tillë ofron potencial të madh për thithjen e investitorëve të huaj që janë më rëndësi për Kosovën”, tha Lluka në emisionin “Subvencion”, në Radio Televizionin e Kosovës.
Ai bëri me dije se pas regjistrimit që i është bërë kësaj ndërmarrje si shoqëri aksionare, do të bëhet regjistrimi edhe i rezervave, e jo të flasim për shifrat të viteve ’70.
“Qëllimi ynë që një pjesë të aksioneve që i mban qeveria, jo të punëtorëve të shkojmë qoftë me privatizim apo të japim në menaxhim në ndarje me ndonjë kompani private, kjo është një formë për të zhvilluar ndërmarrjen”, tha ai.
Lluka tha se së shpejti “Trepça”, do të ketë edhe menaxhmentin e kompletuar.
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...