Një pjesë e tavanit bie mbi shtratin e nënës me foshnjën e saj në QKUK

18:22 | 7 Dhjetor 2022
E.H

Mbi shtratin e një nëne me foshnjën e saj të shtrira në QKUK ka rënë një pjesë e tavanit.

Ngjarja ka ndodhur në klinikën e Neonatologjisë, ku një pllakë e armstrongut ka rënë mbi shtratin e nënës.

Gazetari Bujar Vitija ka shpërndarë edhe pamje nga ky rast, që për më tepër dëshmon pasigurinë në objekte publike.

“Pllaka e armstrongut nga tavani bie mbi shtratin e nenes ne Neonatologji te QKUK-se, e cila ishte e shtrire bashke me foshnjen e saj. Dmth kaq eshte siguria e objekteve dhe pergjegjesia e atyre qe i kryejne keto pune ne QKUK, qysh je tu u trajtu mundet me te ra tavani mbi koke. Çka nese kish ra mbi foshnjen?! Zot runa!”, shkroi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme