Që nga mëngjesi, qytetarët e Maqedonisë nga Kabuli po transportohen me aeroplanë ushtarakë në Dubai dhe Turqi.
Sipas informacioneve nga “TV24” të marra drejtpërdrejt nga një bazë ushtarake në Afganistan, operacioni i evakuimit filloi në mëngjes. Këta janë punonjës të dy kompanive amerikane “Fluor” dhe “CBD” që po tërhiqen nga Afganistani.
“Aktualisht në “Fluor” dhe “CBD” nuk ka asnjë shtetas të vetëm të Maqedonisë ose një qytetar të ndonjë prej vendeve të Ballkanit.
Këto dy kompani po i evakuojnë plotësisht punonjësit e tyre në një vend të sigurt. Sidoqoftë, në kompanitë e tjera në bazën ushtarake ne kemi informacion se ka ende qytetarë të Maqedonisë”, tha bashkëbiseduesi i “TV24” nga Afganistani./Telegrafi/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...