Google ADS

Një pjesë e Prishtinës mbetet pa rrymë

15:52 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

KEDS njofton se sot, para orës 15:00 është shkaktuar një prishje në nënstacionin 110/10 kV Prishtina III, aset i KOSTT-it.

Prishja ka ndodhur nga një nënkontraktor po i kësaj kompanie dhe kjo ka bërë që pa energji elektrike të mbetë pjesa verilindore e Prishtinës, përkatësisht pjesa nga Tasligjeja deri tek Sofalia.

KEDS ka nisur menjëherë një ekip në vendin e ngjarjes për të asistuar në riparimin sa më të shpejtë të kësaj prishjeje. Për më tepër informata ju lutem drejtojuni KOSTT-it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme