Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT ka lajmëruar se do këtë ndalje të rrymës në Pejë për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Peja 1.
KOSTT, njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punëve të planifikuara për rehabilitimin e Nënstacionit NS 110/35/10 kV Peja 1, në kuadër të projektit të KOSTT s“Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 16 Korrik 2017 (e diel) nga ora 06:00 deri në ora 07:00, si dhe me datë 23 Korrik 2017 ( e diel) nga ora 06:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2.
Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Peja 1 (nga stabilimentet 35 kV), do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashihet të redukohen 9MËh/h)
KOSTT, thotë se punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?