Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jashtë operimit.
Përmes një njoftimi KEDS bënë të ditur se ekipet janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen, por për shkak të kushteve atmosferike po vështirësohet intervenimi.
“Për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jasht operimit. Ekipet tona në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tejmase intervenimin”, thuhet në njoftim.
“Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës. Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...