Google ADS

Një pjesë e Istogut dhe fshatrat përreth mbesin pa rrymë

20:02 | 31 Dhjetor 2024
E.K

Një pjesë e konsumatorëve në Istog dhe disa fshatra përreth janë pa energji elektrike, ka bërë të ditur KEDS.

Sipas njoftimit, largpërçuesi Gurrakoci 35 kV është jashtë funksionit për shkak të një prishjeje.

“ Largpërçuesi Gurrakoci 35kV aktualisht është jashtë funksionit, shkaku i një prishjeje, duke afektuar një numër të caktuar të konsumatorëve të Istogut dhe disa fshatrave përreth.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren për të eliminuar prishjen dhe besojmë shumë shpejt do të kthehet në funksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme