Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në fshatin Poterq i Ulët në Klinë.
Atje një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh një person ka dalë nga vetura dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 euro para.
Sipas Policisë, pasi ka kryer veprën, ai është larguar.
“GRABITJE E ARMATOSUR | Fsh. Poterq i Ulët, Klinë 09.11.2022 – 22:20. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 € para. Pas kryerjes së veprës i dyshuari (dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona tjerë) janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...