Një person ushtron dhunë pastaj rrëmben ish-të dashurën në Kllokot

09:18 | 11 Prill 2023
A. B.

Të hënën u raportua për një rrëmbim në Mogillë të Kllokotit.

Policia e Kosovës përmes raportit njoftoi se një person dyshohet se fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij dhe më pas e ka rrëmbyer duke e futur në një veturë.

“Mogillë, Kllokot 10.04.2023 – 13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore bëhet e ditur se janë duke e trajtuar rastin, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme