Një person është therur me thikë në një lokal në lagjen e spitalit në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha arbresh.info se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një nga lokalet e lagjes së spitalit.
Ai tha personi i therur me thikë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK).
“Rreth orës 14:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në një lokal në lagjen e spitalit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë), i cili është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor”, tha Borovci.
Ai bëri të ditur se aktualisht policia ka ngritur dyshimet për dy të dyshuar të implikuar në rast, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...