Google ADS

Një person raporton në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar pllakën e varrit të nënës së tij

09:29 | 1 Prill 2024
E.G

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar pllakën e varrit të nënës së tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.

“DËMTIM I VARREZAVE APO KUFOMAVE Ferizaj / NN – NN. Ankuesi mashkull kosovar me datën 31.03.2024 ka raportuar se nga personi/persona të panjohur i është dëmtuar pllaka e varrit të nënës së tij.”, thuhet në raportin 24 orësh të policië.

Më tej thuhet se në konsultim me prokurorin vepra është cilësuar si “dëmtim i varrezave apo kufomave”.

Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme